Në Kosovë, ndër vite ka pasur seri televizive humoristike të ndryshme, të cilat janë ndjekur nga shikuesit. Nër to mjafton t’i përmendim dy sa për ilustrim: “Familja moderne” dhe Kafeneja jonë”, si shembuj tipik.
Ditët e sotme në Kosovë kemi disa seri televizive humoristike që shfaqen të gjitha një herë në javë. “Hetuesia”, “Tre vllaznit”, “Çka ka shpija”, “Fc Latta”, “Kryetari i mirë me shokë shumë”, “Fara e Flliqt”, e të tjera, shkruan Fol Drejt.
Për dallim nga seritë e tjera, “Fara e Flliqt” po kritikohet për degradimin e skajshëm. Kështu të paktën po e cilësojnë shumica e shikuesve.
Bëhet fjalë për një seri të dalë nga një tjetër e njohur si “SHPK Nazi”, e cili për nga përmasat e degradimit ishte në një nivel më të ulët se “Fara e Flliqt”, sipas komenteve të shikuesve.
Tek “SHPK Nazi” u ‘shpiken” dy rolet kyçe të serialit “Fara e Flliqt”: roli i Liridonit dhe roli i Gixhës. Janë këto dy role që sot shikohen në masë të madhe nga të rinjtë, sidomos nga fëmija, të cilët edhe sharjet, fjalët e ndryshme banale e gjestet i bëjnë duke i kopjuar këta dy aktorë.
Kulmi i degradimit të këtij seriali ishte episoda e fundit (episoda e 10 e sezonit të 6), e cila ka marr shumë komente negative.
Thuajse në secilin postim e thuajse të gjitha komentet për këtë episodë kanë qenë negative nga ndjekësit: