Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka bërë të ditur se rreth 14 mijë rusë janë vrarë në Ukrainë, ndërsa mijëra pajisje ushtarake janë shkatërruar që prej ditës kur Moska pushtoi vendin.
Sipas të dhënave që bën të ditur zyrtarisht Ministrja e Punëve të Jashtme e Ukrainës 95 avionë rusë, 115 helikopterë, 1,470 automjete të blinduara, 213 artileri dhe disa pjesë të tjera të pajisjeve të humbura janë shkatërruar nga Forcat e Armatosura Ruse që nga pushtimi.
Informacionet nga Rusia janë të rralla dhe zyrtarët raportojnë shumë pak për humbjet e tyre.
Shifra më e fundit është publikuar më 2 mars, kur Rusia tha se 498 nga anëtarët e saj të shërbimit kishin vdekur që nga fillimi i luftës.
Vlerësimet e SHBA-së për viktimat ruse variojnë nga 3,000 deri në 10,000, sipas informacioneve nga zyrtarë të SHBA-së dhe NATO-s, transmeton CNN.