Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar një aksion policor në disa qendra të thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ në disa lagje të Prishtinës, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, raporton Fol Drejt.
Tutje thuhet se Prokuroria Speciale njofton se ky hetim disa mujor është bërë në bashkëpunim edhe me Autoritetet Gjermane, ku ekziston dyshimi i bazuar se këta persona kanë regjistruar si biznes “Qendër të Thirrjeve” në Kosovë dhe përmes saj kanë komunikuar përmes telefonit me shtetas të ndryshëm përfshirë edhe gjermanë. Gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime.
Policia tha se në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sende të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjshme:
– 2 vetura;
– 167 kompjuter desktop;
– 3 kompjuter laptop;
– 21 telefona mobil;
– 2 DVR;
– 2 HDD;
– 2 USB memorie;
– Dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike relevante për rastin. /FolDrejt/
Postimi i plotë: