Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit janë nga Gjakova, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh jepen detajet e rastit në fjalë:
“Gjakovë, 05.12.2021-01:00. Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar” – thuhet ndër të tjera në raport.
Për më shumë, në raport thuhet se lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/