Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

140 të rinj të “Mural Fest Kosova” pa mbështetje nga MKRS

2 vjet më parë
in KRYESORE, KULTURË
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

140 të reja e të rinj që merren me aktivitete edukuese e kulturore me organizatën joqeveritare “Mural Fest Kosova”, janë lënë jashtë mbështetjes financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Nga të thënat e organizatës, faktor kyç rezultojnë të jenë disa gabime tekniko-administrative e disa vonesa brenda Ministrisë së Kulturës.

Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Më 30 qershor të këtij viti, Ministria e Kulturës publikoi listën e OJQ-ve që u shpallën përfituese të “Thirrjes për projekt-propozimet Kulturore 2023” në Art dhe Trashëgimi Kulturore. Shuma totale e fondit financiar ishte 2 milionë e 765 mijë e 400 euro, e nga të cilat përfituan 116 OJQ. Mirëpo, jashtë listës mbështetëse mbeti organizata joqeveritare “Mural Fest Kosova”.

Nga reagimi i “Mural Fest Kosova” lë të kuptohet se arsyeja pse nuk janë mbështetur financiarisht, janë disa gabime tekniko-administrative e disa vonesa. Tutje, sipas reagimit, “Mural Fest Kosova” përgjegjëse është platforma e Ministrisë së Kulturës shkaku i së cilës dokumentacioni aplikues ka shkuar me vonesë tek Komisioni Vlerësues.

“Pas shpalljes së rezultateteve të përzgjedhjes, sipas Thirrjes publike për mbështetje të OJQ-ve në fushën e Artit dhe Trashëgimisë Kulturore, Kategoria e Parë: Mbështetje për zhvillim organizativ dhe programor të OJQ-ve të Artit dhe Trashëgimisë Kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rezulton se Mural Fest Kosova refuzohet dhe nuk do të mbështetet financiarisht sipas vendimit të komisionit të caktuar për vlerësimin e projekteve“, thuhet në reagimin Mural Fest Kosova.

Lidhur me refuzimin, janë dhënë edhe arsyet nga Mural Fest Kosova se për çfarë hollësish nuk janë mbështetur financiarisht nga ana e Ministrisë së Kulturës.

“Lidhur me këtë vendim nga shpallja e rezultateve preliminare të publikuara më datën: 19.06.2023, arsyetimi është që nuk e kalon vlerësimin administrativ – nuk e ka bashkangjitur formularin e aplikimit si dhe buxhetit, gjë që nuk qëndron meqenëse si pasojë e problemeve teknike në platformën e MKRS-së, dokumentet nuk kanë arritur në duart e komisionit vlerësues. Për këtë arsye është bërë ankesa drejtuar organeve të ministrisë, ku janë dorëzuar edhe dokumentet të cilat thuhet që kanë munguar“.

“Fol Drejt” ka kontaktuar organizatën për t’i konfirmuar reagimet e tyre. Ndër të tjera kanë shtuar që organizata vetëm një herë është ndihmuar nga MKRS vitin e kaluar, edhe këtë herë pas ankesës, presionit medial e publik.

“Departamenti i Kulturës në kuadër të MKRS-së asnjëherë nuk e ka përkrah “Mural Fest Kosova” përveç vitin e kaluar, edhe atë pas ankesës që e kemi adresuar dhe reagimit publik qe e patëm bërë në rrjetet sociale, por edhe në media. “Mural Fest Kosova” si organizatë vepron qe 8 vite, kryesisht me donatorë të huaj dhe ambasada“.

“Mural Fest Kosova” është OJQ që vepron nga viti 2016 me seli në Ferizaj. Merret me promovimin e artit, kulturës dhe edukimit përmes pikturimit. Fokusi i saj ka qenë tek pikturimi i muraleve në qytetin e Ferizajit, duke e shndërruar qytetin figurativisht në Qytet të Muraleve. Që nga themelimi, organizata ka punuar më shumë se 100 murale në Ferizaj dhe 50 murale në qytetet e tjera të Kosovës. Mos mbështetja nga Ministria e Kulturës, do t’i kufizojë aktivitetet e kësaj organizate.

“Mural Fest Kosova ka përmbyllur festivalin me sukses të lartë ku ka pasur artistë të ftuar të nivelit më të lartë e të dëshmuar ndërkombëtarisht. Ne kemi llogaritur në ato mjete financiare, por që me shumë keqardhje sot morëm vesh që pas shpalljes së rezultateteve finale, organizata jonë nuk është përkrahur nga MKRS. Përveç festivalit këto mjete do të shfrytëzoheshin edhe për shndërrimin e disa hapësirave publike përmes artit, gjë që do i kontribuonte edhe promovimit të artit dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushën e artit dhe kulturës“.

Ndër të tjera, reagimi i MFK-së njofton që të rinjtë e kësaj organizate asnjëherë nuk janë mbështetur nga institucionet publike të vendit. Aktualisht, janë 140 të rinj e të reja që aktivisht veprojnë në organizatën “Mural Fest Kosova”.

“Mos përkrahja ndaj Mural Fest Kosova si organizatë, është mos përkrahje ndaj mbi 140 të rinjve që janë të angazhuar në aktivitetet tona të edukimit, me qëllim të zhvillimit profesional. Këta të rinj nuk kishin marrë kurrë një mbështetje të tillë nga institucionet publike në vend. Aftësitë e kultivuara brenda Mural Fest Kosova tani po manifestohen përmes pjesëmarrjes së artistëve të rinj tanë në festivale dhe projekte të mëdha, të organizuara në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto aktivitete realizojnë qëllimet e programit tonë si organizatë jofitimprurëse, për të cilët këto mjete financiare do të ishin një ndihmesë shumë e madhe“.

Sipas organizatës thuhet që i kanë plotësuar kriteret e kërkuara dhe vendimin e ministrisë e cilësojnë si të padrejtë. Për këtë arsye kanë adresuar ankesë në Ministrinë e Kulturës.

“Sipas kërkesave dhe kritereve që dalin nga kjo thirrje, Mural Fest Kosova i ka plotësuar ato, prandaj jemi shumë të zhgënjyer me njoftimin që për vitin 2023, organizata jonë nuk po përkrahet financiarisht nga MKRS. Konsiderojmë që ky vendim është i padrejtë, për të cilin do të dorëzohet edhe ankesë drejtuar instutitucionit përkatës“.

“Fol Drejt” ka dërguar kërkesë edhe në MKRS për të kuptuar më shumë rreth vonesave që janë bërë, refuzimit dhe nëse ankesa e organizatës do të merret parasysh, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.

Tags: Fol DrejtGëzim OlluriMural Fest Kosova
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Emri i Albin Kurtit “futet” në Parlamentin e Serbisë, deputetët konfrontohen fizikisht

Lajmi tjetër

Foto/ Si u bënë shkrumb tezgat në Tregun e Gjelbër në Prishtinë? Kompania “Pastrimi” thotë se mbeturinat i largoi mbrëmë vonë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM