Në 24 orët e fundit janë regjistruar 142.967 të infektuar me Covid në Itali, sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë. Ky është numri më i lartë i regjistruar që nga janari.
Ditën e djeshme ministria raportoi për 37.756 të infektuar. Sot u shënuan 157 viktima, duke u rritur me 127 nga dje.
Shkalla e vdekjeve është rritur me 26%.
Janë kryer gjithsej 550.706 testime. Nuk kishte pasur një numër kaq të madh tamponësh që nga muaji mars.
Në terapi intensive ndodhen 375 pacientë, 15 më shumë se dje.
Janë 9724 të shtruar në pavijonet e zakonshme, 270 më shumë se dje.
Në total, 19,667,320 persona janë infektuar që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vdekjet shkojnë në 169,390. /abcnews.al/