Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një zjarr në një fabrikë të vogël veshjesh në Filipine dhe tre persona u plagosën kur u hodhën në panik nga kati i dytë i fabrikës, thanë zyrtarët.
Pronari i fabrikës dhe fëmija i tij ishin në mesin e të vdekurve, dhe shumica e viktimave ishin punëtorë të fabrikës dhe marangozë që po flinin në dhomat kur shpërtheu zjarri, tha kryeinspektori Nahum Taroza i Byrosë së Mbrojtjes nga Zjarri, përcjell Fol Drejt.
Taroza theksoi se zjarrfikësit kanë vonuar shuarjen e zjarrit për shkak të përmbytjeve dhe bllokimit të trafikut, si dhe për shkak të adresës së gabuar, duke bërë të ditur se do të urdhërojë hetimin./FolDrejt/