Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi sot se 15 ushtarë armenë vdiqën në një zjarr që shpërtheu në një kazermë në atë vend, njoftoi Reuters.
Përveç të plagosurve, në gjendje të rëndë janë edhe tre ushtarë, thuhet në njoftimin e Ministrisë armene.
Siç ka raportuar portali armen “301.ar” në llogarinë e tij në Twitter, rreth orës 01:30 me orën lokale, në kazermën e kompanisë snajperiste të Ushtrisë së Armenisë në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr./FolDrejt/