Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

15 vite pas pavarësisë, a është Kosova në udhëkryqin më të madh historik?

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Po bëhen muaj që në Kosovë e Serbi po vlon debati rreth të ashtuquajturit Plani franko-gjerman. Dy lojtarët kryesorë në arenën diplomatike ku po zhvillohet beteja: Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandër Vuçiq, kanë ngecur te çështja e Asociacionit, përkatësisht njohja reciproke…

Nga Fol Drejt (Editorial)

Dje rreth mesditës një grup studentësh, marshit të të cilëve iu bashkuan edhe disa qytetarë, protestuan kundër “Zajednicës”, entitet politik ky që besohet se e rrezikon qenësinë e republikës. Më saktë, marrëveshjet e vitit 2013, përkatësisht 2015-të prej të cilave derivon çështje, ia veshin një varg kompetencash të cilat i dhënë fuqi deri në atë shkallë sa, nuk mund të kontrollohet nga askush.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Sipas draft-statutit të publikuar sot, Asociacioni shpërbëhet veç nga Kuvendi i saj me 2/3 e votave. Mjafton veç ky nen që me e refuzu themelimin e Asociacionit. Me sa parë mend çohet njeri dhe e themelon një organizëm që s’mundet me zhbë?” – shtronte një pyetje retorike para disa javësh gazetari Mirlind Behluli.

Një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik konsideron se, hapat e Qeverisë Kurti në raport me kërkesën e  implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet të bëhen me shumë kujdes.

Vetë Kryeministri Albin Kurti për ta bërë balancën e luftës diplomatike kundër Serbisë, nuk ka qëndruar në defensivë, por e ka “sulmuar” palën tjetër me kërkesën për njohje reciproke.

“Nuk mund ta nxjerrim qerren para kalit” – përtypë frazën tashmë të njohur, ndërsa provohet të vihet në presion nga pyetjet rreth formimit të Asociacionit. Me këtë ai lë të nënkuptojë se nuk është krejtësisht kundër themelimit të tij, por jo duke i dhënë kompetenca ekzekutive, duke mos u mbështetur në elementin mono-etnik, e sidomos të mos themelohet përpara nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare, pra për pa u njohur (qoftë edhe de facto), nga Serbia.

“Pajtohem plotësisht që, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i mundshëm vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje që është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e obligueshme dhe që e ka njohjen reciproke në qendër. Nuk po themi që njohja reciproke do të jetë i vetmi element i marrëveshjes, por nuk mund të jetë në skaj, duhet të jetë në qendër” – tha ai në një intervistë të dhënë për Euronews Albania.

Kosova nga perspektiva serbe

Për koincidencë, krahas protestës së organizuar në Prishtinë kundër themelimit të “Zajednicës”, në Beograd ndodhi një protestë tjetër. Të djathtët ekstremë u rrekën të futeshin në presidencë me parulla kundër Vuçiqit, ndërsa e kërcënonin me llogaridhënie për humbjen e Kosovës.

Djathtistët serbë që protestonin kundër bisedimeve me Kosovën
Djathtistët serbë që protestonin kundër bisedimeve me Kosovën

Në debatin parlamentar të mbajtur javë më parë, Vuçiq tha se paraardhësit e tij kishin bërë gabime të mëdha gjatë rrugës dhe ai vetë është duke bërë përpjekje maksimale për t’i sajuar dëmet e mëdha.

Madje ngërçi i dialogut për normalizim të raporteve, vjen pikërisht nga këmbëngulja e Serbisë për ta themeluar fillimisht Asociacionin:

“Nëse mendoni se po më thërrisni në Bruksel për të më bindur, ju them se pa e ditur se çfarë po ndodh me Bashkimin e Komunave Serbe, mos më telefononi… Ju më quani turist, por kjo nuk më intereson, kam qenë 200 herë në Bruksel. Ju lutem më njoftoni kur ta dorëzojnë Bashkimin e Komunave Serbe. Kur ta dorëzojnë, do të vij të flas për gjithçka tjetër” – citohet të ketë thënë Vuçiq, para pak javësh.

Megjithatë, së fundi në Tv “Pink”, pas protestës së djathtistëve pro-rusë në Beograd, ai u shpreh se do të merrte pjesë në Mynih, për ta “penguar” Kurtin të veprojë ashtu siç do ai:

“Ne kemi një periudhë të vështirë përpara, të premten do të jem në Mynih ku do të bisedoj me udhëheqës shtetesh më të rëndësishme të botës. Janë takime të vështira, por duhet të shkoj që Kurti të mos bëjë atje çfarë të dojë.”

Ndërkombëtarokracia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), me përfaqësuesit e tyre, i kanë shtyrë të dy palët deri te një pikë, sa për ta cilësuar si “bazë të mirë për zhvillim të mëtejmë të procesit”, Planin franko-gjerman.

Në Kosovë, por edhe në Serbi (të paktën për aq sa raportojnë mediat serbe), krerët e shtetit akuzohen se nuk po tregohen mjaft transparent për sa i përket procesit.

Kryeministri Kurti sot në parlament tha se ai është treguar mjaft i hapur dhe se, të paktën, secilit krye-opozitar ia ka treguar përmbajtjen e draftit të fundit që i është dorëzuar atij si palë negociuese.

Me rastin e përvjetorit të ditës më të shënuar për Serbinë, Presidenti Joe Biden në një letër dërguar Vuçiqit, përmendi edhe çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, duke e shprehur hapur “mbështetjen e ShBA-ve ndaj Serbisë, në rrugën e saj auro-atlantike.”

Sekretari amerikan Antony Blinken po ashtu me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, tha se “Serbia e Kosova do të bëjnë kompromise të vështira!” – në përpjekjet e tyre për normalizim marrëdhëniesh.

Veprimeve dhe deklaratave intensive të amerikanëve dhe evropianëve për ta shtyrë Serbinë që ta pranojë Kosovën si fakt, u është përgjigjur Rusia, nëpërmjet ambasadorit të tyre në Beograd. Alexandar Bocan Harchenko së fundmi ka thënë se “Serbia nuk duhet ta nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, pa përfunduar lufta në Ukrainë, e cila do të kurorëzohet me fitoren e Rusisë!”

Në këtë kontekst të presioneve diplomatike për të dyja vendet, pritet që muajt në vijim të rezultojnë me hapa konkret drejt jetësimit të marrëveshjes përfundimtare. Njohja de facto e Kosovës nga Serbia, do të nënkuptonte riorientim i politikave nacionale serbe drejt integrimeve euro-perëndimore dhe shkëputja e madhe nga ndikimi rus. Kjo e justifikon arsyen e shpenzimit kaq të madh të energjisë së Perëndimit ndaj Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, normalizimi i raporteve, do të nënkuptonte shuarjen e një vatre të krizës./FolDrejt/

 

 

Tags: BidenBisedimetBlinkenKosovaSerbiaSHBA
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Biden ia uron Vuçiqit ditën kombëtare të Serbisë, në letrën e urimit e përmend edhe Kosovën

Lajmi tjetër

Drenas: Arrestohen dy të mitur nën akuzën për vrasje në tentativë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM