Popullariteti i Mahatma Gandit është mahnitës: edhe pse kanë kaluar rreth 70 vjet vjet nga vdekja e tij, teoritë e tij duken të përjetshme, të thjeshta dhe megjithatë të fuqishme. Çfarë i bën kaq universale tezat e tij?
Sot bëhen 150 vjet që nga lindja e tij.
Mahatma Gandhi
Jeta dhe vepra e Mahatma Gandit është kthyer në mit. Popullariteti i tij është një fenomen mbarëbotëror. Por Mahatma Gandi, i luajtur në mënyrë të përkryer nga Ben Kingsley në filmin fitues i çmimit Oskar të Richard Attenborough, nuk ishte gjithmonë i madhëruar, hero i lavdishëm, i cili sot ende ndodhet në të gjitha kartëmonedhat indiane. Ai gjithashtu kishte anën e tij të errët. Para së gjithash në vitet e rinisë ai ka pasur probleme me vetveten dhe me gruan e tij Kasturben, në fillim të martesës sillej shpesh me zemërim dhe në mënyrë arrogante. Zhvillimi i tij në lider shiprtëror dhe politik të pavarësisë së Indisë ishte një proces. Kjo e bëri atë më njerëzor dhe interesant. Teoritë e Gandit janë bindëse, ato janë pa kontadikta prandaj edhe sot moderne, thotë studiuesi amerikan i veprës së Gandit, Michael Nagler.
“Ai kishte guximin për të shkuar në drejtimin e kundërt të trendit e kohës. Ai arriti të rizbulojë një urtësi të lënë në harresë për një kohë të gjatë dhe atë ta paketojë në atë mënyrë që ajo të mund të përdoret edhe në kohët tona moderne. Kjo urtësi ishte e kuptueshme për të gjithë. Kështu ai bëri një nga zbulimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Më saktë, se mospërdorimi i dhunës mund të praktikohet nga secili në mbarë botën si një armë e çdo qenie njerëzore dhe atë në çdo situatë.”
Doktrinë me tre elementë
Doktrina e Gandit mbështetet në tri shtylla. Këto janë: mospërdorimi i dhunës (ahimsa), këmbëngulja për të vërtetën (satyagraha), dhe vetvendosja individuale dhe politike (swaraj). Gandi e donte pajtimin dhe u mor për këtë arsye gjerësisht me mësimet e Budës dhe profetit Muhamed. Ai ishte i mendimit se besimi i vërtetë i bashkon njerëzit e besimeve të ndryshme:
Gandi lindi më 2 Tetor të vitit 1869 në Porbandar në shtetin Gujarat në Indi, si Mohandas Gandhi Karamchand. Titullin Mahatma “shpirt i madh”, ai nuk e dëgjonte me shumë dëshirë. Ai në fillim nuk ishte një nxënës i mirë dhe ishte shumë i druajtur. Pas përfundimit të studimeve për drejtësinë në Londër dhe përpjekjeve të para të pasuksesshme që të punojë si avokat në Bombej, në vitin 1893 ai udhëtoi për në Afrikën e Jugut. I diskriminuar edhe vet për shkak të ngjyrës së lëkurës, ai themeloi gazetën “Indian Opinion” e cila u kthye në një zëdhënëse të rreth 60 000 indianëve në Afrikën e Jugut.

Papritmas, nga një person i druajtur Gandi kthehet në një kundërshtar të pakëndshëm: jo vetëm në sallën e gjyqit, por edhe në politikë. Në vitin 1914 ai kthehet në Indi ndërsa në vitin 1920 ai merr përsipër udhëheqjen e Partisë së Kongresit. Në vitin 1930 pason veprimi i tij spektakolar: me një marsh Gandi proteston kundër faktit se indianët as nuk prodhojnë e as nuk guxojnë të shesin kripë e megjithatë tatoheshin ende nga britanikët. Në vitin 1942 Gandi u burgos, sepse kishte kërkuar pavarësinë e menjëhershme të Indisë. Gjithsej ai kaloi tetë vjet në burg. Përkushtimi e tij vetëmohues është i pashembullt deri në ditët e sotme, thotë Ranjana Kumari, sociologja nga Nju Delhi:
“Natyrisht që në epokën e kapitalizmit dhe globalizimit, ku edhe India po bëhet gjithnjë e më materialiste, është e vështirë që të respektohen dhe praktikohen vlerat themelore të Gandit. Këtë mund ta arrijnë pak njerëz. Por nëse këtë do ta bënin vetëm një për qind e njerëzve në Indi atëherë kjo do të ndihmonte shumë. Përndryshe, ne do ta përkujtojmë Gandin vetëm në 30 Janar, ditën kur vdiq, dhe në 2 Tetor, ditëlindjen e tij.”
Në vitin 1947 India britanike pavarësohet nga Britania e Madhe dhe atë vetëm në formë të dy shteteve të ndara: në Pakistanin me shumicë myslimane dhe në Indinë me shumicë hinduse. Përkundër angazhimit të pandërprerë të Gandit, ai nuk arriti t`i bindë myslimanët, hindusit dhe britanikët për themelimin e një shteti të përbashkët. Pas kësaj pasuan shpërnguljet e grupeve fetare në shtetet e reja. Nuk munguan as konfliktet e dhunshme. Për shkak se ai u premtoi myslimanëve të drejta të barabarta në Indi, ai më 30 janar të vitit 1948 u vra nga dora e Nathuram Godses, një hindusi fanatik. Për shumëkend Gandi është ende një ikonë, pothuajse një shenjtor. Të tjerët i konsiderojnë idetë e tij si të parëndësishme. E megjithatë, ai edhe mbi 60 vjet pas vdekjes së tij mbetet i paharruar: si frymëzim dhe paralajmërim njëkohësisht.
Autor: Priya Esselborn / Esat Ahmeti
Redaktoi: Auron Dodi