16 mijë persona preken çdo javë nga virozat gripale. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi nuk flitet për epidemi gripi. Mjekët apelojnë për vaksinim, si mjeti kryesor parandalues.
“Trendi i infeksioneve respiratore të sipërme paraqet rritje. Jemi duke shkuar drejt pikut të këtyre infeksioneve. Por duhet thënë se nuk ka vend për panik, ndërkohë që këmbëngulim te vaksinimi i popullatës, si mjeti kryesor parandalues”, tha Artan Simaku, ekspert i ISHP-së, për Top Channel.