Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Fol Drejt.
Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.
Në total numri i rasteve aktive është 402./FolDrejt/