Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, transmeton Fol Drejt
Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.
Në total numri i rasteve aktive është 101./FolDrejt/