Një 16-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një adoleshenti që ishte vra me thikë teksa po ecte në rrugë.
Kyle Hackland, 17 vjeç, u sulmua në Southlea Road në Withington, Manchester rreth orës 11:30 më 22 nëntor, transmeton BBC, përcjell Fol Drejt.
Djali, emri i të cilit nuk mund të përmendet për shkak të moshës së tij, do të paraqitet në Gjykatën e Mançesterit dhe Salfordit më vonë si i akuzuar për vrasjen dhe posedim të një mjeti të mprehtë.
Familja e Kyle e përshkroi atë si një “djalë i ri i këndshëm dhe i sjellshëm”.
Në një deklaratë ata thanë se ai “kurrë nuk harroi të thoshte “të dua” kur dilte nga shtëpia”, duke shtuar se ata kishin mbetur “plotësisht të thyer” nga vdekja e tij. /FolDrejt/