Iliya ishte duke luajtur futboll në rrugët e Mariupolit me dy miqtë e tij. Pak sekonda më vonë, 16-vjeçari ka mbetur i vdekur. Në një imazh që theu zemrat anembanë botës, babai i adoleshentit Serhii qau në krah të kufomës së djalit të tij të mbështjellë me një çarçaf me njolla gjaku, pasi u godit nga një eksploziv. Teksa përqafoi djalin e tij me flokë bjonde, ai qau në mënyrë të pakontrolluar në spitalin e granatuar dhe të pushtuar nga plumbat. “Djali im i vogël,” bërtiti ai.
Kjo është vetëm e fundit në një seri imazhesh tronditëse që dalin nga zona e përgjakshme e luftës në Ukrainë, ku pushtimi i egër i Vladimir Putin ka kushtuar jetën e qindra civilëve të pafajshëm. Iliya u godit teksa luante në një fushë futbolli pranë shkollës së tyre, në qytetin në Detit Azov, të mërkurën. Miqtë e tij, Avid dhe Artyom u gjetën me këmbët mbushu me copëza predhash dhe tani përballen me mundësinë që mund të nevojitet t’u priten.
Treshja u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, por Iliya u shpall i vdekur pas mbërritjes. Kirurgët që dilnin nga salla e operacionit u përpoqën t’a shikonin në sy të atij e djalit, Serhiin, pas tragjedisë. Njëri ngriti duart lart, ndërsa tjetri shikonte poshtë i mposhtur ndërsa babai që priste te dera filloi të vajtonte para se të binte në dysheme. Evgeniy Maloletka, fotografi i Associated Press që shkrepi imazhin tragjik, tha për The Telegraph: “Makina iu drejtua spitalit. Ata hapën pjesën e pasme dhe aty ishin dy adoleshentë. Njëri i kishte këmbët të mbushura me plumba, duke u dukur si mish i gjallë. Ishte Ilija, tashmë i vdekur”.
‘Artyom u ul pas tij. Ai ishte i vetëdijshëm. Ata u dërguan me urgjencë në një ICU (reanimacioni). Iliya kishte vdekur në momentin e mbërritjes. Sapo e lanë atje.’ Ai shtoi: “Artyom dhe David i kishin ngërthyer këmbët nga plumbat. Ky është një dëmtim tipik që shohim këtu. Njerëzit me ato lëndime u priten këmbët. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë me ta. “Spitali ku ata u dërguan u granatua nga një sistem me shumë raketa Grad. Shtëpitë aty pranë u granatuan. Njerëzit në atë spital shpesh duhej të shtriheshin në dysheme.’
Mariupol – një objektiv kryesor rus për shkak të portit dhe vendndodhjes së tij në Detin Azov – mbeti i rrethuar nga trupat ruse mbrëmë dhe nën një breshëri predhash që kanë shkatërruar pronat dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë. Dyshohet se qindra të vdekur në betejë teksa një zyrtar lokal akuzoi rusët se donin të fshinin qytetin nga faqja e dheut. Marrja e tij do të lejonte forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore të bashkonin forcat me ushtarët në Krime – gadishulli i aneksuar me forcë nga Rusia në 2014.
Familjet tani përballen me mungesë ushqimi pas pesë ditëve të bombardimeve të vazhdueshme, teksa shtëpitë janë të errëta, të mbetura pa energji elektrike dhe ngrohje. Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko e përshkroi sot sulmin në qytetin e tij si një “gjenocid ndaj popullit ukrainas”. Pa linja elektrike, mjekët që kujdeseshin për të plagosurit ishin të paqartë se ku t’i çonin. Ngjarja vjen pasi trupat ruse kanë kapur termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, pas një përleshjeje me zjarr që vuri flakën një pjesë të kompleksit./FolDrejt/