Në Klinë, një e mitur e ka lajmëruar babain e saj se është martuar dhe ndodhet te shtëpia e burrit, edhe ky i mitur në moshë.
Policia, pas paraqitjes së rastit nga ana e prindit, e ka arrestuar të dyshuarin, për ta liruar në procedurë të rregullt më pas, transmeton Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.
Për më shumë, lexoni detajet nga raporti:
“Klinë, 16.01.2022-15:00. Viktima femër kosovare, e moshës së mitur, ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i moshës së mitur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ,ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.”/FolDrejt/