Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës është bërë e ditur se rreth 16 mijë njerëz mund të goditen nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës Nova Kahovka në rajonin e Khersonit në jug të Ukrainës, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Fol Drejt.
Rajoni i rrezikuar është nën kontrollin e forcave ruse.
“Rreth 16 mijë njerëz janë ‘në zonën kritike’ në rajonin e Khersonit në anën e djathtë të lumit Dnipro”, tha kreu i administratës ushtarake në Kherson.
“Trenat për evakuim do t’i dërgojë banorët e Khersonit në rajone më të sigurta”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si akt terrorist shpërthimin e digës nga forcat ruse, duke thirrur takim të jashtëzakonshëm të kabinetit të tij./FolDrejt/
About 16,000 people are in "critical zone" in Kherson region on the right bank of the Dnieper river – head of Kherson regional military administration.
Evacuation trains will take people to safety from Kherson. pic.twitter.com/rmltVcc9yI
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 6, 2023