Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën në sulmin e kryer nga forcat ruse në Zaporizhzhia që ndodhet në juglindje të Ukrainës.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Ukrainës thuhet se forcat ruse kanë kryer një sulm në qytetin Zaporizhzhia dhe se ka shumë të vdekur dhe të plagosur, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i përkohshëm i bashkisë Zaporizhzhia, Anatoliy Kurtev tha se në sulmin e ndërmarrë me raketa janë shembur disa shtëpi të civilëve dhe shumë shtëpi të tjera janë dëmtuar.
Ai theksoi se deri më tani në sulm kanë humbur jetën 17 persona.
Forcat ruse edhe më 6 tetor kryen sulm me raketa ndaj një ndërtese në qendër të qytetit Zaporizhzhia ku si pasojë po ashtu humbën jetën 17 persona./FolDrejt/