Në shkollën në Lich në rrethin e Giessen (Hessen) të enjten u plagosën 17 persona, mes të cilëve një numër i madh nxënësish. Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga thithja e gazit.
Policia njoftoi të premten se po heton për çfarë ka ndodhur. “Jemi duke hetuar dyshimin për lëndime fizike dhe po kërkojmë dëshmitarë të cilët mund të japin informacion për atë që ka ndodhur”, thuhet në polici.
Përkatësisht, siç thekson policia në komunikatën e saj për media, pasditen e së enjtes në shkollën Anna Freud ka mbërritur një autoambulancë për shkak të erës së panjohur. Disa njerëz u ankuan për probleme me sistemin e frymëmarrjes. Tre persona janë transportuar në spital për vëzhgim.
Sipas policisë, zjarrfikësit kanë kontrolluar zonën dhe nuk kanë gjetur burimin e gazit.