Prokuroria e çështjes, Sahide Gashi, ka bërë të ditur se 17 persona janë arrestuar për përfshirje në fajde të detyrimit në Pejë.
Ajo gjithashtu tha se për këtë rast janë ngrirë pasuri që tejkalojnë shumën 5 milionë euro, njofton Klan Kosova.
“Pas marrjes së informatave në fillim të nëntorit të 2021, sipas të cilave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale, kryeprokurori ka formuar një ekip hetues dhe kemi filluar hetimet zyrtare”.
Ajo tregoi se për 16 prej tyre është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë për 16 persona derisa për një tjetër tha se është në kërkim policor.