Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

+18/ Një Kosovë me Palestinën

Ky artikull ka përmbajtje të ndjeshme, nuk rekomandohet për persona nën moshën 18 vjeçare

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ka ditë që Rripi i Gazës është kthyer në një “thertore” për palestinezët. Video, fotografi dhe dëshmi të tjera që vijnë sidomos nëpërmjet kanaleve në rrjetin social Telegram, ku asgjë nuk censurohet, dëshmojnë se atje është duke u kryer një gjenocid ndaj palestinezëve të pambrojtur. Shifra e viktimave, sipas burimeve zyrtare, deri në këto çaste kur po shkruajmë, ka kapërcyer 1000-shin, ndërsa qindra prej tyre janë fëmijë.

Nga Imer Topanica

Ndër dhjetëra video që kam shikuar këto ditë, imazhi i njërës mu ngulit fort në kujtesë. Burri mbajti vajzën, kund 3 vjeçe në krah për një çast, ajo kalamendej. E mbuluar e tëra me pluhur dhe njolla gjaku, ngjante në një copë mishi që nuk jepte shenja jete. Turma mbi rrënojat e ndërtesës e cila ishte goditur pak orë më parë, e cila ndodhej aty në kërkim të të mbijetuarve të tjerë, vërriti e entuziazmuar, duke ia uruar asaj rikthimin në ferr. Të tjerët që nuk ia dolën, ishin nisur për në parajsë. Në sfond dëgjoheshin të shtëna dhe shpërthime. Qiell i mbuluar nga pluhuri e tymi.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Rripi i Gazës i shndërruar në një kamp përqendrimi prej vitesh, është një provë për ndërgjegjen njerëzore, aq sa është Jemeni, Siria, vendet afrikane dhe kudo ku ushtrohet dhunë, represion dhe padrejtësi ndaj të pambrojturve. Por Gaza e ka gjithë vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar. Në Kosovë, andaj, jemi ndarë në dysh. Masa e gjerë e popullsisë e cila kujtimet për gjenocidin dhe terrorin i ka ende të freskëta, është me Palestinën. Askush nuk e vë në pikëpyetje të drejtën e një populli për të jetuar i lirë në territorin e tij, por krerët e shtetit, ditën kur pjesëtarët e Hamasit thyen barrierat e mbrojtjes së Izraelit, u rreshtuan krah “aleatëve” tanë:

«Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve» – shkroi një koment solidarizues Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në llogarinë e tij zyrtare në X (dikur Twitter). Pak vite më parë, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje  e njihte të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje:

«Vendoseni veten në pozitën e tyre – shikojeni botën përmes syve të tyre. Nuk është e drejtë që një fëmijë Palestinez s’mund të rritet në një shtet të vetin, dhe jeton në praninë e një ushtrie të huaj që kontrollon lëvizjen e prindërve të saj për çdo ditë. Nuk ka drejtësi kur mbetet pa u ndëshkuar dhuna që kolonët e armatosur hebrej ushtrojnë mbi palestinezët.»

Por Hamasi, do të thoshin zyrtarët e saj tani, është një organizatë terroriste e cila po i sulmon civilët e pafajshëm.

E po kush është kjo organizatë?

Mehdi Hasan së fundi pati një seri artikujsh që nxirrnin në pah lidhjet e Hamasit me Izraelin. Ky i fundit, sipas dëshmive të Hasanit, kishte ndihmuar në krijimin e këtij “monstrumi” që ishte kthyer kundër tyre.

Kaq dini për Hamasin? «Se është betuar të shkatërrojë Izraelin? Se është një grup terrorist, i ndaluar si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Bashkimi Evropian? Që e sundon Gazën me grusht të hekurt? Që ka vrarë qindra izraelitë të pafajshëm me raketa, mortaja dhe sulme vetëvrasëse?

Por a e dinit gjithashtu se Hamasi – i cili është një akronim arab për “Lëvizja e Rezistencës Islame” – ndoshta nuk do të ekzistonte sot po të mos ishte shteti hebre? Që izraelitët ndihmuan në shndërrimin e një grupi islamistësh ekstremistë palestinezë në fund të viteve 1970 në një nga grupet militante më famëkeqe në botë?», – thotë Hasan.

«Kjo nuk është një teori konspirative. Dëgjoni ish-zyrtarët izraelitë si Brig. Gjeneral Yitzhak Segev, i cili ishte guvernator ushtarak izraelit në Gaza në fillim të viteve 1980, më vonë i tha një gazetari të New York Times se ai kishte ndihmuar në financimin e lëvizjes islamike palestineze si një “kundërpeshë” për sekularistët dhe të majtët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe partisë Fatah, të udhëhequr nga Yasser Arafat (i cili vetë i referohej Hamasit si “një krijesë e Izraelit.”)

“Qeveria izraelite më dha një buxhet,” rrëfeu gjenerali në pension, “dhe qeveria ushtarake u jep xhamive.”

Në vitin 2009 Avner Cohen, një ish-zyrtar i çështjeve fetare izraelite që punoi në Gaza për më shumë se dy dekada, i tha Wall Street Jurnal se “Hamasi, për keqardhjen time të madhe, është krijimi i Izraelit”. Në mesin e viteve 1980, Cohen madje shkroi një raport zyrtar për eprorët e tij duke i paralajmëruar ata që të mos luajnë “përça dhe sundo” në Territoret e Pushtuara, duke mbështetur islamistët palestinezë kundër laikëve palestinezë. “Unë … sugjeroj që të përqendrohemi në përpjekjet tona në gjetjen e mënyrave për të shkatërruar këtë përbindësh përpara se ky realitet të na kërcejë në fytyrë,” shkroi ai.

Ata nuk e dëgjuan atë. Dhe Hamasi, siç e shpjegoj në pjesën e pestë të serisë sime të filmave të shkurtër për The Intercept on blowback, ishte rezultati. Për të qenë të qartë: Së pari, izraelitët ndihmuan në ndërtimin e një lloji militant të Islamit politik palestinez, në formën e Hamasit dhe pararendësve të tij të Vëllazërisë Myslimane; më pas, izraelitët ndërruan rrugën dhe u përpoqën ta bombardojnë, të rrethojnë dhe ta bllokojnë atë jashtë ekzistencës.

Vetëm në dekadën e fundit, Izraeli ka shkuar në luftë me Hamasin tre herë – në 2009, 2012 dhe 2014 – duke vrarë rreth 2,500 civilë palestinezë në Gaza gjatë procesit. Ndërkohë, Hamasi ka vrarë shumë më tepër civilë izraelitë se çdo grup militant palestinez laik. Kjo është kostoja njerëzore e kthimit.

“Kur shikoj prapa në zinxhirin e ngjarjeve, mendoj se kemi bërë një gabim,” tha më vonë David Hacham, një ish-ekspert i çështjeve arabe në ushtrinë izraelite, i cili ishte i vendosur në Gaza në vitet 1980. “Por në atë kohë, askush nuk mendoi për rezultatet e mundshme”.»

Kushdo mund t’i marr me rezervë gjetjet e Hasanit, po çështja shkon përtej problemit “Hamas”. Izraeli e ka dëshmuar për vite me radhë se synon shfarosjen ose zhvendosjen e popullsisë palestineze nga tokat e tyre. Fraksioni tjetër palestinez Fatah, ua ka dhënë mundësinë e negocimit paqësor.

Por duhet pranuar se problemi është doktrinar, e edhe më thellë, indoktrinar. Ata edukohen që në vegjëli me idenë se janë popull i zgjedhur, ndërsa të tjerët s’janë veçse shërbëtorë të tyre. Vetë ministri i mbrojtjes i Izraelit i Yoav Gallant para disa ditësh i krahasoi palestinezët me kafshët:

«Ne po luftojmë kundër kafshëve humanoide dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat» – tha ai.

Përse “bota e qytetëruar” po bënë sehir?

Sipas Noam Chomsky-t, zionizmit hebre i paraprinë zionizmi i krishter, i cili është më i vjetër.

«Nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-të), janë ShBA-të, Australia dhe Kanada. Zyrtarisht edhe Anglia» – thotë Chomsky gjatë një ligjërate publike.

Ai nënvizon faktin se prapa ambicieve të Izraelit, qëndron ajo që e theksuam më sipër: doktrina religjioze, principet religjioze. Ai po ashtu thotë se shtetet që e kanë mbështetur kanë një mentalitet të kolonialisteve.

Si të dilet nga ky tunel i përgjakshëm

«Mos e nënvlerësoni vullnetin e njerëzve për liri dhe për t’i dhënë fund pushtimit dhe robërisë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Hamasin e as me 48 orët e fundit, kjo ka të bëjë me 100 vjetët e fundit” – u shpreh për BBC-në ambasadori palestinez në Britani të Madhe, Husam Said Zomlot.

Zomlot ia kujtoi gazetarit të BBC-së se, ishin ata që e përmendën drejtësinë – në vend të hakmarrjes; paqen – në vend të luftës, dhe ndërprerjen e menjëhershme të vrasjes së civilëve të pambrojtur.

Kur gazetari provoi ta pyeste nëse Zamlot i mbështeste veprimet e Hamasit, ai tha:

« Jo kjo nuk është një pyetje korrekte!»

«Hamasi nuk është Qeveria Palestineze, në rregull? Qeveria Izraelite i dha urdhër ushtrisë që ta nisë luftën, prandaj këtu nuk ka simetri. Andaj mos kërko simetri dhe mos i barazo pushtuesit me shtypësit. Kjo nuk i kontribuon drejtësisë.»

Ai ia kujtoi gazetarit të BBC-së  se kjo retorikë e rrezikshme e mbështetur mbi premisa të gabuara, kërkon gjithnjë t’i shtyjë palestinezët të japin llogari për veprimet e një organizate, siç është Hamasi, ndërsa në anën tjetër, harrojnë të kërkojnë llogari nga zyrtarët izraelitë, për krime kundër njerëzimit.

E drejta ndërkombëtare, sipas tij, është zgjidhja për problemin. Por, siç theksoi Zamlot, zbatimi i saj duhet të bëhet pa anshmëri.

Në mënyrë hipotetike, sikur Qeveria e Kosovës të mos kishte marr anë kaq hapur, e të kërkonte zbatimin e të drejtës ndërkombëtare, duke i dënuar krimet ndaj civilëve të pafajshëm (të cilido entitet qofshin), si do të interpretohej në publik? Asgjë më pak, se sa një diplomaci e mençur!/FolDrejt/

Tags: Albin KurtihamasiIzraeliKosovaPalestinaqeveria
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

ÇMIMI I BURGUT PËR 2 MILIONË NJERËZ

Lajmi tjetër

Hapja e edicionit te 23 te panairit AGROKOS

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM