Me të parat hyri dhe vëzhgoi situatën brenda, me rrobat e dyta u sigurua ta largoj nga vendi arkën e sadakasë, derisa me të tretat e arriti qëllimin duke marr me vete kutin me para, njofton Klankosova.tv.
Menjëherë pas namazit të drekës, na ka prite deri kemi dal, ka zbrit poshtë me të hyrë në xhami e ka largu kamerën anash mirëpo nuk ka pas njohuri që kemi pas edhe kamera tjera”, ka thënë Osman Bekteshi, Imam i xhamisë “Sinan Katib”
Kjo ngjarje i mërziti fort edhe xhematlinjët.
Jena të shqetësuam se jo veç që po vjedhin monedha po, po kryhen edhe krime të ndryshme”, ka thënë një qytetarë.
Me mjetet e vjedhura ishte e planifikuar të kryheshin pagesat e faturave të rrymës si dhe shërbime të tjera për xhaminë.
Ndërkohë i dyshuar u arrestua shpejt, pasi nuk ishte i panjohur për forcat e rendit për shkak se njihet edhe për vepra të tjera të ngjashme./FolDrejt/