Sipas raportit 24-orësh të policisë, 18-vjeçarja nga Mitrovica, ka thënë se dy persona e kanë futur me forcë në një veturë, ia kanë mbyllur gojën dhe sytë, duke e lënë aty për dy orë, shkruan Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë e kanë futur në një makinë, i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe për një periudhë prej rreth dy orëve e kanë mbajtur në një lokacion deri më tani të pa njohur e më pas e kanë liruar. Gjithashtu sipas viktimës të dyshuarit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se “janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar dy prej tyre për rastin e rrëmbimit dhe një për rast të dhunimit nën dyshimin se në muajin mars e ka dhunuar viktimën. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përfundon raporti./FolDrejt/