Ndërmarrja Trepça ka hapur konkurs për 180 vende të lira për punë praktike gjashtë mujore.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, i cili u ka bërë thirrje të interesuarve për aplikim.
Puna praktike do të kryhet në tri grupe, ku secili do t’i ketë 60 praktikantë.
Orari i punës do të jetë me kohë të plotë, pesë ditë në javë.
“Kujtojmë se si Qeveri e Kosovës jemi të interesuar dhe jemi duke punuar që sa më shpejt ta kthejmë Trepçën në ndërmarrje profitabile, që do të ndihmoj në rritjen e punësimit dhe të kontribuoj në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Arifaj në Facebook.
Detajet për aplikim i gjeni në këtë link: http://trepcacorporation.com/…/Konkurs%20p%C3%ABr%20pun…