Të paktën 1,892 civilë janë vrarë dhe 2,558 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN.
Numri i viktimave të regjistruara përfshin 478 burra, 308 gra, 30 vajza dhe 52 djem, si dhe 71 fëmijë dhe 953 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk dihet, tha në një deklaratë Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Shifrat aktuale të viktimave mund të jenë më të larta për shkak të vonesës së raporteve nga disa vende, shtoi OHCHR.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka raportuar një numër më të madh të viktimave të fëmijëve. Në një deklaratë të mërkurën, ajo tha se 191 fëmijë ishin vrarë dhe më shumë se 349 u plagosën që nga fillimi i pushtimit rus./abcnews.al