Të paktën 19 persona u vranë dhe gjashtë u plagosën sot kur një autobus u ul në një kanal në Egjiptin verior, njoftoi ministria e shëndetësisë e vendit.
Për momentin nuk dihet shkaku i aksidentit.
Në autobus ishin 35 persona, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.