Numri i të vdekurve në shtetin meksikan Oaxaca si pasojë e uraganit Agatha është rritur në 19, tha sot guvernatori Alejandro Murat.
Guvernatori i Oaxaca-s, Alejandro Murat tha se 9 persona të tjerë pësuan për vdekje dhe kërkimi për 6 të zhdukurit ende vazhdon, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, autoritetet meksikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 25 fshatra të vendit, i cili është goditur nga uragani i parë i këtij sezoni në Paqësor që nga fundi i majit.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador ka njoftuar se ka urdhëruar institucionet kompetente që të dërgojnë ndihma për të prekurit nga uragani./FolDrejt/