Që nga fillimi i operacionit ushtarak rus në Ukrainë, 2.65 milionë njerëz kanë ikur nga ai vend në Poloni, njoftoi sot roja kufitare polake.
Sipas BBC, numri i njerëzve që kalojnë kufirin me Poloninë ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit dhe numri i njerëzve që kalojnë në Ukrainë është rritur.
Të dielën, 28,500 njerëz kaluan në Poloni, që është dy për qind më pak se të shtunën, njoftoi roja kufitare në Twitter./FolDrejt/