Rusi/ Ngjarja ka ndodhur në një qendër të shërbimit civil, në juglindje të Moskës, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë.
Një burim ka raportuar se:
“Sipas informacioneve të para, pas një mosmarrëveshjeje që lindi kur roja i kërkoi burrit që hyri në qendër të vendoste maskën, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte.”
Autori i këtij krimi, sipas Kryebashkiakut të Moskës Sergei Sobyanin, është arrestuar. Mes katër të plagosurve, sipas dëshmitarëve okularë, janë dy gra, një burrë dhe një vajzë 10-vjeçe. Të plagosurit aktualisht ndodhen në sallën e operacionit.
Sipas TASS, kryesi i krimit, ndodhet në gjendje shoku, ndërsa bëhet fjalë për një ish ushtar./FolDrejt/