Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se brenda 24 orëve janë regjistruar 2 raste të vdekjeve nga COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.
Në total numri i rasteve aktive është 4.541.