Një djalë dy vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese 79 orë pasi tërmeti goditi zonën, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Pamjet nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare të Turqisë (IHH) treguan punëtorët e shpëtimit që shikonin në një vrimë të ngushtë në mbeturinat e një ndërtese në Antakya dhe nxirrnin djalin ndërsa ai qante.
Një punonjës nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) e mori me vete djalin dhe ia dorëzoi punonjësve shëndetësorë, ndërsa kalimtarët filmuan shpëtimin në telefonat e tyre. /FolDrejt/