Në SHBA, seanca e parë speciale e gjykimit për 6 janarin, bastisjen e Kongresit u ndoq nga rreth 20 milionë njerëz.
Sipas të dhënave të institucionit “Nielsen” për monitorimin e shikueshmërisë, thuhet se seanca e parë që u zhvillua në SHBA në mbrëmjen e së enjtes lidhur me 6 janarin, bastisjen e Kongresit, ka mbledhur rreth 20 milionë shikues, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Seanca e mbajtur në ndërtesën e Kongresit, në Komitetin e Posaçëm të 6 janarit të Dhomës së Përfaqësuesve, zgjati dy orë dhe u publikua në transmetim të drejtpërdrejt nga shumë televizione të SHBA-së të cilët pezulluan edhe programet e tyre ditore.
Sipas raportit të “Nielsen”, audienca amerikane për të ndjekur seancën preferoi respektivisht kanalin ABC (4.8 milionë), kanalin NBC (3.5 milionë) dhe kanalin CBS (3.3 milionë).
Ndërsa në transmetimin kabllor MSNBC numri i shikuesve arriti në 4.1 milionë gjatë transmetimit të seancës, që është 4 herë më shumë se normalja.
Lidhur me seancën në të cilën u akuzua ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe në të cilën u dëgjua nga regjistrimi video e deklaratës së vajzës së tij Ivanka Trump, thuhet se në këto shifra nuk janë përfshirë ata të cilët e kanë ndjekur seancën nga YouTubeTV dhe platformat e tjera në internet.
Gjithashtu është theksuar se 38 milion njerëz kanë ndjekur fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden në muajin mars për Situatën Unionit dhe 9 milion njerëz ndoqën seancën e shkarkimit nga detyra të Trump në vitin 2020./FolDrejt/