Të paktën 20 persona janë konfirmuar me “Flurona” në Shqipëri, gjatë qarkullimit intensiv të variantit “Omicron” dhe gripit të stinës. Prekja nga Covid-19 dhe gripi njëkohësisht është verifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik atje, pas analizave të kryera.
Drejtoresha, Eugena Tomini, tregon se të prekurit me “Flurona”, kanë kërkuar trajtim spitalor për shkak të rëndimit të shëndetit nga mbivendosja e dy sëmundjeve.
Edhe pse vala “Omicron” është në zbehje, Tomini deklaron se ky variant vijon të jetë në qarkullim, ashtu sikurse Delta dhe virozat respiratore.
Për drejtoreshën e ISHP, vaksinimi mbetet procesi i rëndësishëm për të shmangur format e rënda nga COVID -19. Por me kalimin e pikut të pandemisë, është ulur ndjeshëm interesi për vaksinën anti-COVID te të gjitha moshat.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, përmes marrëveshjes me Pfizer, do të blejë 1 milion doza të tjera për këtë vit, nga të cilat 300 mijë pritet të mbërrijnë në mars./a2news/FolDrejt/