Përpara disa dekadash Kina nuk njihej si forcë e vlefshme ekonomike. Në 2001 ajo u anëtarësua në Organiatën Botërore të Tregtisë, ku si pasojë erdhën edhe uljen e tarifave ndaj produkteve kineze, shkruan Der Spiegel, përcjell foldrejt.com. Menjëherë, ranglistat botërore të porteve më të rëndëishme u përmbysën – shumë porte perëndimore që ndodheshin në Top 20, u zëvendësuan nga portet kineze.
Tashmë presidenti amerikan Donald Trump kërkon të rrisë tarifat ndaj mallrave kinezë, duke na kujtuar paravitet e 2001. Në krahasim nga prilli 2018, eksportet kineze në SHBA u zvogëluan për rreth 10 përqind. Importet nga SHBA kanë rënë në rreth 30 përqind.
Së fundi Donald Trump ritheksoi ngritjen edhe më të madhe të tarifave ndaj mallrave kinezë, që do kishte ndikim të dukshëm në ekonominë kineze – me çrast edhe ndryshimin e ranglistët momentale të porteve më të mëdha të botës.

Porti i Singapurit njihej si porti më i madh ndërkombëtar për shumë dekadash – por tashmë ia lëshoi vendin portit të Shangait.
Porti i Shenzhen është i treti më i madh në botë – kjo tregon rritjen e menjëhershme kineze.



Përsëri Kina me qytetin e saj Guangzhou – gjatë 2017 u vendosën 20 mijë kontenierë, e mjaftueshme për vendin e shtatë.
Gjithashtu edhe në borë e tejngarkuar. Porti lindor kinez Qingdao zë vendin e tetë.
Fillojnë ndryshimet, por përsëri mbesim në Azi. Porti i Dubait zë vendin e nëntë.
Tianjini kinez zë vendin e dhjetë, që tregon edhe dominimin total të tregtisë botërore të Kinës, njofton foldrejt.com. Mbase kjo le të kuptohet se pse Mercedesi i fali shumë aksione Kinës dhe pse zhvillohet lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës.
Fillon era europiane. Në vendin e 11 ndodhet porti i Rotterdamit – Hollandë.
Port Klang – Malejzisë ndodhet në vendin e 12.
Përsëri Europa me qytetin e diamantëve – Anversin.
Xiameni i Kinës juglindore zë vendin e 14.
Në 1995 porti i Tajvanit ishte në vendin e tretë, sot ai zë vendin e 15.
Porti Dailan i Kinës.
Vetëm një port amerikan ndodhet në Top 20 – ai i Los Angelosit.
Porti i Hamburgut kishte vendin e gjashtë në 1995, tani zë vetëm vendin e 18.
Me Tanjung Pelepas edhe një port tjetër i shtetit musliman të Malejzisë ndodhet në Top 20.

Në vend të përmbylljes duhet të potencojmë se edhe porti më i madh i Ballkanit, ai i Selanikut, kontrollohet nga kompanitë kineze./Foldrejt.com