Shkencëtarët kanë njoftuar se rastet e kancerit dhe shkalla e vdekjeve në Afrikë mund të dyfishohet deri në vitin 2040.
Një grup shkencëtarësh në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Penn State në SHBA kanë publikuar një studim të ri të titulluar “Hartëzimi i kancerit në Afrikë” mbi shkallën e kancerit në kontinentin afrikan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në studim, i cili parashikon se rastet e kancerit dhe normat e vdekjeve mund të dyfishohen në 20 vitet e ardhshme, u theksua se aksesi i kufizuar në qendrat shëndetësore dhe infrastruktura e pamjaftueshme në shumë pjesë të kontinentit rritin rastet e kancerit.
Në studim thuhet se rreth 1,1 milion raste të reja të kancerit dhe 711.429 vdekje të lidhura me kancerin u zbuluan në Afrikë në vitin 2020, ndërsa rastet e kancerit mund të arrijnë në 2,1 milionë dhe vdekjet nga kanceri mund të arrijnë në 1,4 milion deri në vitin 2040.
Duke theksuar rëndësinë e marrjes së masave të nevojshme kundër kancerit, thuhet se gratë kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri sesa burrat.
Egjipti, Nigeria dhe Afrika e Jugut u renditën ndër vendet me numrin më të madh të rasteve të kancerit./FolDrejt/