Ryan Gravenberch ka zbarkuar sot në Munih, për të përmbyllur transferimin nga Ajax te Bayern Munchen.
Kampionët e Gjermanisë kanë arritur marrëveshje me klubin holandez për mesfushorin që shkëlqeu sezonin e fundit në Eredivisie.
Bild që e intervistoi lojtarin pas mbërritjes në selinë e klubit, ka dhënë edhe detajet e marrëveshjes, duke shkruan se Ajax do të përfitojë 18.5 milionë euro, ndërsa 5.5 milionë të tjera do të shkojnë në në formën bonusesh.
20-vjeçari Gravenberch ka nënshkruar me Bayern Munich deri në vitin 2027.
“Bayern është një klub i madh, mendoj se ne duhet të fitojmë tituj të mëdhenj këtu. Dhe kjo është ajo që shpresoj, jam i lumtur që ndodhem në Mynih”, deklaroi Gravenberch.