Një gjykatë në Tanzani dënoi me 20 vjet burg shtetasin e Mozambikut Armelind Anibal për kontrabandë të brirëve të rinoqerontit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Gjyqi filloi pasi Anibal u kap duke u përpjekur të kontrabandonte brirët e rinoqerontit me vlerë rreth 35 mijë dollarë.
Prokuroria ngriti çështjen në kuadër të luftës së gjerë për të mbrojtur speciet e rrezikuara të rinoqerontit.
Në seancën e fundit gjykata vendosi një dënim me 20 vite burg ndërsa i dënuari Anibal ndodhet në paraburgim që nga viti 2021. Në dënimin e tij do të përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Trafikimi i paligjshëm me brirët e rinoqerontit, e cila është shumë e popullarizuar në vendet aziatike, veçanërisht në Kinë, përbën kërcënim serioz për speciet e rinoqerontëve që janë në rrezik zhdukjeje, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.