Bëhet fjalë për të ashtuquajturin Grup i konservatorëve i Parqeve Afrikane, i cili ka në plan t’i lë të lirë 2000 rinocerontë të bardhë të jugut në natyrë. Ky grup e përvetësoi këtë operacion që po njihet si një ndër më të mëdhenjtë në botë për lirimin e kafshëve, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Kafshët gjigante, gjitari i dytë më i madh në tokë, konsiderohen të jenë nën presion ekstrem për shkak të gjuetisë pa leje.
Mendohet se kanë mbetur 18,000 rinocerontë të bardhë jugorë. Ata klasifikohen si një nëngrup pothuajse i kërcënuar.
African Parks shpreson ta rigjallërojë këtë lloj kafshësh përgjatë 10 viteve të ardhshme./FolDrejt/