Hahn vijon të theksojë se mosdhënia e datës, është zhgënjim i madh, refuzim i njohjes së arritjes së progresit të deritashëm dhe rrezik për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
“Liderët e BE-së nuk arritën të tregojnë përkushtim për çeljen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së. Kjo është zhgënjim i madh. BE-ja dhe Samiti Ministror duhet të sqarojë se sa është serioze thirrja e tyre për integrim me Ballkanin Perëndimor. Ju falënderohem atyre që dje treguan përkushtim për arritje të një vendimit me rëndësi strategjike për BE-në dhe luftuan për të dërguar sinjal për shpresë deri te qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç thash në Luksemburg: Ky nuk është moment i kremtimit në BE. Të refuzohet njohja e arritjes së progresit të deritashëm, do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezik nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor, me ndikim të tërësishëm në BE”, tha Hahn në rrjetet sociale.
Kjo tregon se BE jo vetëm që po humb terren në arenën ndërkombëtare, por edhe në atë brenda kontinentit të saj./Foldrejt.com