Të paktën 21 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në veri të Abidjan të hënën, thanë autoritetet e Bregut të Fildishtë.
Aksidenti fatal ka ndodhur kur në rrethana të paqarta një autobus është përplasur me një kamion, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Një tragjedi e përmasave të ngjashme ndodhi vitin e kaluar në periferi të Abidjanit, kur 25 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy autobusëve.
Në Bregun e Fildishtë ndodhin afërsisht 12,000 aksidente trafiku çdo vit, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës 5-29 vjeç, sipas të dhënave nga Ministria e Transportit e vendit afrikan./FolDrejt/