Në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga bora dhe shiu i dendur në provincat Khyber Pakhtunkhwa dhe Balochistan të Pakistanit, kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 46 të tjerë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmeve të mediave lokale, për shkak të borës dhe shiut të dendur më 3-10 janar në pjesë të ndryshme të Khyber Pakhtunkhwa u shembën rrugët dhe u shkatërruan mbi 100 shtëpi.
Numri i të vdekurve nga fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga bora dhe shiu ka arritur në 21 dhe numri i të lënduarve në 46.
Gjithashtu vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat ku bora dhe shiu i dendur janë efektive.
Më 9 janar, 10 njerëz humbën jetën në Khyber Pakhtunkhva dhe 3 të tjerë në Balochistan.