Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, 21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv në 24 orët e fundit.
Oleh Synyehubov, guvernator i qytetit, i ka konfirmuar shifrat.
Ditën e djeshme raketat ruse goditën një ndërtesë qeveritare dhe zonat e banuara në këtë qytet.
“Më të rejat nga lufta në Ukrainë: ndërsa parashutistët sulmojnë spitalin ushtarak në Kharkiv; Kolona ruse e shtrirë 40 milje mbyllet në Kiev; 660,000 ukrainas ikin nga vendi” – shkruan Sky News.
Shefi i policisë së rajonit Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha se “situata pranë spitalit është nën kontroll”./FolDrejt/