27 prill është emëruar rruga që të qon tek Kompleksi Memorial në Mejë. Pikërisht kjo datë, 21 vite më parë ishte e kobshme për gjithë Kosovën.
376 shqiptarë u vranë e u masakruan mizorisht nga forcat paramilitare serbe këtu në Mejë të Gjakovës.
E varret e tyre këtë të hënë u mbushen me lule, pavarësisht faktit se Kosova është në kohë pandemie.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, familjarët e viktimave e mbajnë mend mirë atë ditë.
E kujtimi i fëmijëve e bashkëshortëve të masakruar është gjithmonë emocional.
Ky kompleks memorial u mbush me të afërm e familjarë.
Ndërsa për mbajtjen e distancës sociale këtu, u përkujdes Policia.
E familjarët që erdhën ti kujtojnë më të afërmit e tyre thonë se shpresa për drejtësi, atyre nuk do të u vdesë kurrë.
Pos familjarëve, homazhe këtu bënë edhe lider shtetëror e institucional.
Në mëngjes këtu erdhi kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.
E pas dite në Meje erdhi edhe presidenti Hashim Thaçi.
Veprimet e serbëve ë 21 viteve më parë, i pari i shteti i quajti gjenocid.
Ndërsa shtoi se për këto krime tha se po heshtin edhe ndërkombëtarët.
Homazhe këtu bëri edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se kryesit e këtij krimi duhet të dalin para drejtësisë.
Ndërkohë, ndonëse kanë kaluar 21 vjet që kur është kryer kjo masakër nga serbët , kompleksi memorial i Mejës ende nuk ka përfunduar.
Kjo gjë po shkakton mjaft shqetësime tek familjarët e viktimave.
Ndonëse këtu janë vrarë 376 shqiptar të pafajshëm, deri me tani kryesit e këtij krimi nuk kanë dal para drejtësisë.