Një person i armatosur 22-vjeçar hapi zjarr me një pushkë gjysmë automatike brenda një klubi nate në Colorado Springs të SHBA-se duke vrarë 5 persona dhe duke lënë 25 të plagosur përpara se të nënshtrohej nga klientët dhe të arrestohej nga policia, njoftuan autoritetet të dielën.
I dyshuari në të shtënat në mbrëmjen e së shtunës në Club Q përdori armë gjysmë automatike të modelit AR-15, sipas një zyrtari. Po ashtu u gjetën një pistoletë dhe një karikator shtesë municioni, sipas zyrtarit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Sulmi përfundoi kur një klient rrëmbeu pistoletën nga i dyshuari dhe e goditi me të”, tha kryebashkiaku i Colorado Springs, John Suthers. Personi që goditi sulmuesin e armatosur e mbante të bllokuar atë deri kur mbërriti policia, tha Suthers.
“Po të mos kishte ndërhyrë ai individ, kjo mund të kishte përfunduar në mënyrë shumë më tragjike”, tha Suthers.
Policia e identifikoi të armatosurin e dyshuar si Anderson Lee Aldrich, i cili ishte në paraburgim dhe po trajtohej për lëndime.
Autoritetet njoftojnë se nga 25 të plagosurit, të paktën 7 janë në gjendje kritike./FolDrejt/