Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.T., A.M. dhe A.T.1. shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale “
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.T.. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro.
Të pandehurin A.M. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro si dhe të pandehurin A.T.1. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijepesëqind euro.