Të paktën 225 fëmijë kanë humbur jetën dhe 413 janë plagosur në sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë, njoftuan autoritetet e vendit.
Në deklaratën e bërë nga Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, thuhet se nga bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 1.635 institucione arsimore, ndërsa 126 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë theksohet se që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi sulmet e saj, 225 fëmijë kanë humbur jetën dhe 413 fëmijë janë plagosur./FolDrejt/