Shtime, 05.05.20220 – Sot është shënuar përvjetori i 23–të i shtabit të Batalionit të dytë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht kazermës së parë të UÇK-së, në Brigadën 121” Kumanova”, transmeton Fol Drejt.
Nga ky vend operacionet e para të UÇK-së i zhvilloi, Komandanti i njësive të para guerile në Shtime, Heroi Kombëtar Jetë Hasani, arsimdashës i madh i cili me vetiniciativë e bleu truallin dhe ndërtoi me vetëfinancim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që më 3 Shtator 1995 të fillojë mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me radhë.
Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.”, me komandant Jetë Hasani, i cili po në atë kohë mbante kontakte të vazhdueshme me komandantin legjendar Adem Jashari.
Në këtë përvjetor ku morën pjesë qindra pjesëmarrës u përkujtuan dëshmorët e këtij batalioni ku u kujtuan histori trimërie e atdhedashurie për heronjtë e UÇK-së që flijuan jetën e tyre për lirin e Kosovës./FolDrejt/