Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka publikuar një video në ditën e përvjetorit të themelimit të partisë të cilën e drejton.
Krasniqi për këtë shkroi në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera ai ka thënë se janë krenarë për punën që kanë bërë.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
“Sot bëhen 23 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës.
Urime secilit anëtar e aktivist dhe faleminderit nga zemra për angazhimin e përbashkët përgjatë viteve në jetësimin e ëndrrave të Kosovës.
Historia jonë është një tregim i madh për atdheun, nga lufta për liri e pavarësi e deri te punët e mëdha që i kemi bërë në çdo drejtim për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Jemi shumë krenarë me atë çfarë kemi bërë për Kosovën dhe jemi shumë krenarë me liderët tanë historikë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Ndjekja e ëndrrave për vendin tonë dhe mosdorëzimi para sfidave janë vetitë tona dalluese.
Tani është koha për beteja të reja, për një Kosovë të re, për të ardhme më të mirë. Ne jemi përherë gati!”/FolDrejt/