Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës.
Nga kjo masakër, ndër më të mëdhatë e kryera nga forcat serbe në Kosovë, mbetën të vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën 300 të tjerë.
“Ai mbajti padrejtësisht në burg shqiptarët, e më pas i ekzekutoi barbarisht. Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar. Ka dëshmitarë të mbijetuar, ndaj drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani.
Tutje, ajo ka theksuar se lufta e Kosovës për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb.
Masakra në Burgun e Dubravës ka ndodhur nga 19 deri më 22 maj 1999./FolDrejt/