Në kohën kur Zvicra dënon me burg për vozitje tej normave të lejuara (mbi 80km/h më shumë sesa e lejuara), në Gjermani këto masa përkthehen në gjoba me para, shkruan morgenpost.de, përcjell foldrejt.com.
Një 25 vjeçar në gusht 2019 voziti me tempo 233km/h në magjistralen A100 ku ishte e lejuar vetëm 80km/h. Për këtë, gjermani u dënua nga Gjykata në Berlin me gjobë prej 5600 euro, kurse patentën e shoferit mund ta marri vetëm pas tetë muajsh./Foldrejt.com